E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan vetevritet i shumekerkuari

I shumëkërkuar Përparim Bala ka mbetur i vrarë përgjatë një operacioni për arrestimin e tij të uniformave blu të rrethit të Elbasanit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Elbasan-Përrenjas. Bala, i dyshuar për një sërë grabitjesh me armë, së fundmi edhe për grabitjen e ndodhur në një argjendari në qytetin e Bulqizës, ndodhej në një furgon të linjës Elbasan-Përrenjas. Në një kontroll rutinë, policia i ka kërkuar një dokument identifikimi.

Bala nuk ka pranuar dorëzimin e asnjë dokumenti dhe është larguar me nxitim. Policia është vënë në ndjekje të tij, ndjekje që është shoqëruar me të shtëna armësh zjarri.  I shumëkërkuari ka grabitur me forcë një automjet, por ndërhyrja e shpejtë e policisë e ka bllokuar atë.

I vënë nën presionin për t’u dorëzuar, Bala ka qëlluar me armë drejt vetes duke gjetur vdekjen e menjëherëshme. Forca të shumta policie dhe grupi hetimor mbërriti në vendngjarje, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›