E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, zjarr në çisternat e ish-metalurgjikut

Në qytetin e Elbasanit, pasditen e sotme janë përfshirë nga flakët çisternat naftëmbajtëse të ish-metarurgjikut.

Sipas të dhënave nga gazetari i RTV Ora News, në këtë qytet, në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë dy zjarrëfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Mësohet se zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme dhe flakët vijojnë të përhapen, por nuk raportohet për njerëz të lënduar nga flakët.

Shkaqet e rënies së zjarrit tek ish-metalurgjiku nuk janë ende të paqarta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›