E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan zjarr ne piken e karburantit

Një pikë karburanti është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Metalurgji duke shkaktuar panik tek banoret pranë.

Zjarri, i cili nisi ne zyren ku qendronte punonjesi i sherbimit u perhap me shpejtesi ne te gjithe ndertesen, duke rrezikuar edhe depozitat e karburatit.

I kontaktuar me telefon nga Top Channel drejtori i repartit zjarrfikes Aleks Hodo tha se nderhyrja e menjehershme evitoi nje katastrofe pasi depozitat e gazit ishin shume prane zyrave te cilat u perfshine nga flaket. Dy skuadra te zjarrfikese arriten te vene ne kontroll flaket brenda pak minutave.

Fatmiresisht nga zjarri nuk pati te lenduar, por vetem deme materiale. Ekspertet e mberritur ne vendngjarje po punojne per zbardhjen e shkaqeve te zjarrit, i cili mund te kishte shkaktuar pasoja te renda.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›