E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan/Grabitet banesa,arrestohet autori

Një banesë është grabitur në orët e mbrëmjes së të shtunës në lagjen "Skënderbej" të qytetit të Elbasanit.

Policia bën të ditur se autori ka përfituar kur në banesën e Muharem Gurabardhit nuk ka pasur familjarë pasi kishin shkuar në një dasëm. Kur ka parë familjarët të hyjnë në banesë autori, më vonë i identifikuar si Urim Kuka, 30 vjeç, ka qëlluar në ajër dhe është larguar në drejtim të paditur.

Disa orë më vonë, është bërë i mundur arrestimi i të dyshuarit si autorit të grabitjes, Urim Kuka.Atij iu gjetën 80 mijë lekët që kishte grabitur në banesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›