Elbasani - Partizani, pragndeshjaSkerdi Bejzade, një ish-kampion si lojtar me Elbasanin, tani është në rolin e trajnerit të Partizanit.

Rrjetet sociale:
është kryesfida e javës së 10-të Kategorisë së Parë. Dy skuadra me shumë histori në futbollin elitar shqiptar, Elbasani, 2-herë kampioni i Shqipërisë; Partizani, 15-herë, pritet të dhurojnë një sfidë të ndezur në “Ruzhdi Bizhuta”, kjo jo vetëm për kontingjentin cilësor të lojtarëve që kanë dy formacionet, por edhe për faktin se në këtë supersfidë shumë prej tyre kanë veshur fanellat e dy skuadrave. Elbasani e nis takimin si favorit dhe me një diferencë prej +5 pikësh me Partizanin: 20, Elbasani, 15 Partizani. Verdheblutë i kanë fituar të pesë ndeshjet në shtëpi, ndërkohë që të kuqtë jashtë kryeqytetit kanë regjistruar vetëm një barazim në katër ndeshje. Në takimet e fundit respektove, të dyja skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola: Elbasani në Gramsh dhe Partizanin me Turbinën në kryeqytet. Detaji: Skerdi Bejzade, një ish-kampion si lojtar me Elbasanin, tani është në rolin e trajnerit të Partizanit.
Numri i klikimeve - 4396
E Premte, 06 Nentor 2009