Elbasani bën detyrën ndaj Dinamos, mbetet në garë për titull

Elbasani ka mposhtur Dinamon me rezultatin 3-0 në ndeshjen e javës së dytë të “Final Four”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Nuk kishte shumë histori në “Air Albania”, me Dinamon që u penalizua sapo u mbushën 20 minuta lojë, Gudiabi u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Manellarit.
Pas këtij momenti, Elbasani e kishte gjithçka të lehtë duke shënuar tri herë. Tsague realizon dopietë në harkun kohor të dy minutave(25’ dhe 27’), ndërsa Diallo mbylli të gjitha llogaritë në minutën e 38-të.
Pjesa e dytë ishte më tepër një administrim loje me të dyja skuadrat të pajtuara me rezultatin që dhuroi pjesa e parë.
Me këtë fitore Elbasani ngjitet në kuotën e 34 pikëve, aq sa Egnatia, duke lënë gjithçka të hapur për javën e fundit. Dinamo mbetet me 27 pikë.