E Hënë, 2 Nëntor 2026

Elbasani mund Egnatian, vendos Tsague

Elbasani ka mundur Egnatia me rezultatin 1-0 në javën e 11-të të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Tsague në minutën e 66-të të takimit. Megjithatë, rrogozhinasit morën një goditje që në fillimin e pjesës së dyë ndërsa Haime u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën e tij në inferioritet numerik.

Kjo është fitorja e katërt radhazi për Elbasanin(me Bylisin, Tiranën, Flamurtarin dhe Egnatian) duke u ngjitur në kuotën e 23 pikëve, aq sa Vllaznia e vendit të parë. Egnatia ndodhet në vendin e tretë me 19 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›