E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani triumfon në Vlorë dhe ngjitet në vend të parë

Elbasani triumfon në Vlorë. Verdheblutë kanë siguruar një fitore 1-0 përballë Flamurtarit, që i vendos në vend të parë në klasifikim.

Në stadiumin “Flamurtari” u zhvillua një ndeshje e luftuar, me skuadrën vlonjate më kërkuese në fillim dhe me verdheblutë të qartë në lojën e tyre.

Pas një pjese të parë pa gola, gjithçka u vendos në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 61-të. Lajthia goditi saktësisht me kokë duke mposhtur portierin e vlonjatëve, Aleksovski.

Flamurtari provoi deri në fund, në minutën e 81-të pa ti anulohet dhe një 11-metërsh nga ana e VAR, por nuk mundi të shmangë humbjen.

Pas 10 javësh kampionat, skuadra vlonjate vazhdon të qëndrojë në vend të fundit me 5 pikë. Ndërkohë, Elbasani ngjitet në kuotën e 20 pikëve, vendi i parë në klasifikim, një pikë më shumë se Vllaznia(19 pikë) që luan të martën përballë Egnatias(18 pikë).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›