"Elektra" e Sofokliut të enjten premierë në TK
Në një konferencë për shtyp të zhvilluar të mërkurën paradite në mjediset e Teatrit Kombëtar, organizatorët u shprehën se gjithçka është gati për të sjellë para spektatorit një shfaqje sa klasike, aq dhe moderne. Regjisori Adonis Filipi u shpreh se kjo shfaqje është fryt i një bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ndihet i privilegjuar që i është besuar një vepër e tillë.
“Elektra është një vepër që ka në qendër sfidën njerëzore dhe intensitet të brendshëm dramatik. Në qendër të kësaj vepre është lufta e çdo shoqërie për të mbrojtur kodet morale të familjes, virtytet njerëzore dhe rivendosjen e të drejtës deri në sfilitje e sakrifikim përballë shkatërrimit social”, tha ai.
Regjisori Filipi shtoi se pas një pune disamujore është përpjekur të sjellë në skenë një shfaqje të veçantë, ku zbulimi i karaktereve nuk do të realizohet vetëm përmes realizmit psikologjik, por edhe përmes ritmit e tingullit. “Në shfaqje do të zërë një vend të veçantë dhe nxjerrja në pah e cilësive tona kombëtare. Kjo është një pjesë antike greke, e cila ka ngjashmëri me të gjitha shtetet ballkanike. Por ajo që dua të theksoj, është se në shfaqje do të ketë dhe prurje të shumta të veshura me ngjyrime shqiptare”, pohoi ai.
“Elektra” do të interpretohet nga një grup aktorësh të mirënjohur të skenës shqiptare si, Luiza Xhuvani, Roza Anagnosti, Bujar Asqeriu, Ahmet Pasha, Vasian Lami, Monika Lubonja, Elida Janushi, Marjana Kondi etj. Roli kryesor, ai i Elektrës, do të interpretohet nga aktorja e njohur Luiza Xhuvani, e cila me këtë pjesë do të kthehet sërisht në teatër pas hyrjes në politikë. Ndërsa roli opozitar me të, ai i nënës së saj, Klitemnestrës, do të sillet nga Roza Anagnosti.
Për përshtatjen në shqip të veprës antike është marrë Laert Vasili, të cilit njëkohësisht i është besuar dhe roli i Orestit. Ndërsa skenografia është realizuar nga Fatbardh Marku. “Elektra” do të shfaqet premierë ditën e enjte. Ajo është një vepër e shkruar nga tragjediani grek Sofokliu dhe është konsideruar gjerësisht si një nga tragjeditë më të mëdha greke, si një nga perlat e të gjitha kohërave.
Ai është një subjekt i popullarizuar në tragjedinë greke dhe mbijeton në tre versione të tre tragjedianëve te medhenj athinas: Eskili, Sofokliu dhe Euripidi. Në të tre versionet në qendër të veprës është historia e hakmarrjes së Orestit, e cila tregohet në fund të epikave të humbura të Nostoit.