E Diel, 1 Nëntor 2026

Elektricisti shqiptar ther ish-te dashuren italiane

28/10/2010Nuk e perballoi dot ndarjen

MILANO- Italiania Eleonora Liberatore 37 vjece nuk pati shpetim por u vra nga ish-bashkejetuesi i saj nje shqiptar dy vjet me i madh se ajo. Gruaja te marten mbrema brenda nje bari u sulmua nga ish-i dashuri duke i ngulur asaj thiken. Te marten mbrema Eleonora doli me heret nga agjencia ku punonte ne periferi te Cesenatikos. Ajo u ballafaqua me Sokol Pirren nje elektricist 39-vjecar shqiptar. Burri u gjend me vone nga karabinieret. Pas tragjedise u fsheh ne fshatrat e zones i mbuluar me gjak dhe i shokuar per me teper tentoi edhe vetevrasjen e tij. Si fillim gjetja e tij u be nga fshataret e zones te cilet lajmeruan policine sapo e kishin pare. Burri u dergua ne spitalin Bufalini di Cesana. Vrasja u krye pak mbas ores 1830 ne lokalin Madame Caffe ku gruaja ishte ulur pas mbarimit te punes. Shqiptari i denoncuar me pare nga viktima per vese te renda nuk i dorezohej faktit qe marredhenia e tyre kishte marre fund. Te marten ne mbremje burri u shfaq para lokalit me nje taksi mendohet se kishte ardhur per ti mbushur mendjen gruas qe te shpetonin marredhenien e tyre. Mes lutjeve dhe britmave burri ka nxjerre nga kemba nje thike dhe nje kacavide disa cenitmetershe ku i ka ngulur mbi gruan. Plaget ishin te medha mbi shpine edhe e therur ne qafe. Kur ambulanca dhe ndihma e shpejt u gjenden aty gjithcka kishte marre fund.

O.Maxhiri

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›