Elhaida Dani zeri i Italise

Elhaida Dani është fituesja e “The Voice of Italy 2013”, duke kaluar çdo sfidë e duke bërë krenar çdo shqiptar.
E përlotur, në fund të mbrëmjes që e shpalli atë fituese me 71,70% të votave të publikut italian, ajo falënderoi të gjithë ata, që kishin besuar në zërin e saj, madje edhe në shqip, duke thënë “faleminderit”. Bashkë me trajnerin e saj në këtë aventurë, Riccardo Cocciante, ajo interpretoi nën triumf të plotë këngën “Ëhen love calls your name”. Elhaida shkoi në finale bashkë me konkurrentin tjetër, Timothy Cavicchini. Gjatë gjithë spektaklit, ajo ka qenë më e duartrokitura dhe më e komentuara në rrjetet sociale. “Bravissima! Stratosferica! Non ha rivali! Fenomenale! É la miglire di tutti! Stupenda!”, ishin ndër komplimentet, që kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj mbrëmjeje, atë që tashmë është zëri, jo vetëm i Shqipërisë, por edhe i Italisë... / Top Channel