E Hënë, 2 Nëntor 2026

Eliminatoret Botërori 2026/ István Kovács do të jetë arbitri i Serbi-Shqipëri

Arbitri rumun István Kovács do të jetë kryesori i ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë. Për 41-vjeçarin do të jetë një ndeshje e veçantë pasi i besohet për herë të parë një takim kualifikues për Kupën e Botës.

Sipas njoftimit të UEFA-s, Istvan Kovacs do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Horatiu Feșnic, po nga Rumania. Në dhomën e VAR-it do të jenë gjyqtarët gjermanë Bastian Dankert dhe Pascal Muller. Sfida e Grupit K do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45, në stadiumin “Dubocica” të Leskovacit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›