Eliminimi nga Europa League i kushton shtrenjtë Hasit, Anderlecht mendon për pasardhësin

E ardhmja e Besnik Hasit në Belgjikë nuk është më e sigurt pas eliminimit në turin e dytë të Ligës së Europës të Anderlecht-it. Trajneri shqiptar konsiderohet si fajtori numër një për humbjen që i shkaktoi ekipit belg skuadra e Etrit Berishës.
Mëngjesin e sotëm në Belgjikë disa medie hapën sondazhe ku pyesnin nëse do të ishte i drejtë largimi i 53-vjeçarit.
Në daljen e tij përpara gazetarëve pas eliminimit të Anderlecht-it, Hasi mori përsipër humbjen duke thënë: “Ishte një ndeshje e dobët nga ana jonë. Gabova në disa momente, ishte një ndeshje katastrofë. Mendoj se ekipi i Hacken meritoi gjithçka”.