Elisa Spiropali dhe Benet Beci e djegin në Shkodër, këngë e valle për fitoren e PS (VIDEO)
Festa në kryeqendrën e veriut vazhdon. Benet Beci ka arritur pas 33 vitesh të rrëzojë mitin se Shkodra është e djathtë dhe as që mendohej se qytetari i parë i saj do të ishte një socialist.
Ekipi i Shkodrës mori një fitore historike më 14 Maj dhe festa atje vazhdon. Newsbomb.al ka siguruar një video nga festa, ku drejtuesja politike e PS dhe Benet Beci e djegin me këngë e valle shkodrane.
Bashkë me kandidatin fitues për bashkinë, ajo shihet duke kërcyer mes të rinjve dhe të rejave, nën tingujt e muzikës brilante të Bujar Qamilit. "Aromë Shkodre moj ta marrsha", dëgjohet në sfond, ndërsa Beci dhe Spiropali kërcejnë të rrethuar nga anëtarët e PS dhe qytetarët shkodranë.
Elisa Spiropali ishte një emër kyç në këtë fitore të PS në kryeqendrën e veriut, bashkë me deputetin vendas Agron Çela e shumë politikanë të tjerë lokalë që u angazhuan maksimalisht. Por, ai që i bëri padyshim bashkë të gjithë këta elementë, ishte Benet Beci.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
