E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Elisian Bici në krye të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Drenova transferohet tek “Albgaz”

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Elisian Bici emërohet në krye të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se Bici do të zëvendësojë në këtë post Skerdi Drenovën, i cili nga sot do të drejtojë shoqërinë “Albgaz”. Balluku vlerësoi kontributin e Drenovës në sektorin energjetik.

“Albgaz” është një shoqëri aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar.

“Albgaz” operon si një operator i kombinuar duke kryer veprimtarinë e operatorit të sistemit të transmetimit dhe operatorit të sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e Shqipërisë.

1 nga 5

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›