Eliza Dushku ndez qytetin në festën e Birra Korça

Kryebashkiaku Peleshi duke i dorëzuar titullin Qytetare Nderi Eliza Dushkut
Hollivudi provon shijen e “Birra Korça”. Artistja me famë botërore, Eliza Dushku, ka mbërritur dje në Festën e Birrës, për të shijuar pijen tradicionale të qytetit të origjinës së saj, Korça.E shoqëruar nga investitori i fabrikës së “Birra Korça”, Irfan Hysenbelliu, aktorja e famshme ka bërë gëzuar me gotën e mbushur me birrën e ftohtë. Në ditën e dytë të Festivalit të Birrës, Dushku ka qenë e ftuara VIP, e cila është mrekulluar me atmosferën, bashkë me mijëra pjesëmarrës të tjerë. Ajo është ulur në tavolinat e “Birra Korça”, ku i pranishëm në natën e dytë ka qenë dhe ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfarth, duke shijuar birrën bionde. Nata e dytë e Festivalit të Birrës ka qenë më e

Eliza dushku me të dashurin, dje në Korçë
ndezur, pasi yjet, Eliza Dushku dhe “Birra Korça” kanë qenë së bashku.

Dje, gjatë festës së Birra Korça
Aktorja hollivudiane ka pritur mesnatën në ambientet e “Birra Korçës”, në prani dhe të të dashurit të saj, duke shprehur pëlqimin e saj maksimal për pijen tradicionale të qytetit të serenatave. Për nder të aktores së madhe, kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, e ka nderuar atë me titullin “Qytetare Nderi”. Teksa është ngjitur në skenën e kësaj feste, Dushku nuk ka ngurruar të kërcejë valle popullore shqiptare, duke vlerësuar edhe një herë origjinën e saj. “Gjyshërit e mi kanë qenë shqiptarë, prindërit e mi janë nga Korça dhe unë jam nga Korça. Ju falënderoj për vlerësimin që më bëni dhe e përgëzoj këtë festë. Gëzuar dhe dëfreni nën këtë atmosferë me muzikën, birrën korçare dhe gëzuar!”, u shpreh ajo. Nuk i kanë munguar mbrëmjes as shijuesit e shumtë të birrës, të cilët kanë mbipopulluar tendat ku ofrohej birra unike e qytetit, “Birra Korça”, e cila tashmë është e konfirmuar prej vitesh për suksesin dhe cilësinë e saj.
KORÇE/ DHORJELA DEMKOLLI