E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Elon Musk sulmon Wikipedia-n: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për të, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Kjo nuk është hera e parë që themeluesi i Tesla dhe SpaceX ka sulmuar Wikipedia-n duke e akuzuar për drejtimin e narrativave të majta.

Musk, i cili është gjithashtu një mbështetës i fortë i kandidatit republikan për president dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në postimin në X tha: “Wikipedia kontrollohet nga aktivistët e së majtës ekstreme. Njerëzit duhet të ndalojnë së dhuruari për ta.”

Ai e quajti Wikipedia-n, “Wokepedia”, derisa “të rivendosë ekuilibrin në redakimet e postimeve të saj”.

Sipas të dhënave nga platforma e marketingut dixhital Semrush, në nëntor 2024 Wikipedia ishte faqja e katërt më e vizituar në botë, me trafik mujor prej rreth 6.7 miliardë vizitash.

Popullariteti i Wikipedia-s, i kombinuar me faktin që ofron informacione për figura dhe ngjarje të njohura politike, e bëjnë atë shumë me ndikim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›