E Enjte, 5 Nëntor 2026

Elon Musk voton në Teksas, i njohur si mbështetës i “zjarrtë” i Donald Trump

TEKSAS- Biznesmeni Elon Musk ka votuar tashmë për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Musk, i cili është mbështetësi më i shquar i republikanit Donald Trump, ka hedhur votën e tij në Teksas, shkruan  “The Guardian”.

“Sapo votova në Cameron County, Teksas, shtëpia e Starbase”, ka shkruar në platformën “X”, drejtori ekzekutiv i SpaceX dhe Teslas.

Starbase është selia e SpaceX-it , e vendosur afër Haëthorne, Teksas, një qytet rural në veri të Hustonit.

“New York Times” ka raportuar se Musk do ta kalojë mbrëmjen e zgjedhjeve me Trumpin në Mar-a-Lago.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›