E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elton John fans i Leon Russell

Elton John nje nder kengetaret me te famshem te te gjitha koherave ka idhullin e tij. Behet fjale per Leon Russell i cili ka qene i pranishem ne festen e Elton John AIDS Foundation qe festoi 9 vjetorin e themelimit te saj.

Sir Elton John nuk e ka fshehur aspak entuziasmin per pranine e Russell ne kete event te rendesishem per te.

Jam teper i emocionuar qe ai eshte kthyer dhe eshte ketu me mua. Gjithcka i ngjan nje endrre e cila u be realitet eshte shprehur ai.

John dhe Russell sapo kane lancuar albumin e tyre te cilin e kane pagezuar The Union dhe bashke kane percaktuar 10 data per mbajtjen e koncerteve.

Ne festen e fondacionit qe ju vjen ne ndihme te prekur nga SIDA kane qene te pranishem jo pak emra te njohur te botes se artit.

Fondacioni pervecse ju vjen ne ndihme te semureve nga virusi vdekjeprures ndermerr edhe fushata te rendesishme informimi per mbrojtjen nga virusi i cili po merr perhere e me shume jete njerezish.

Kengetari britanik u shpreh se fondacioni ka bere jo pak progres prej themelimit te tij por megjithate mbetet ende shume pune per te bere.

Elton John AIDS Foundation ka grumbulluar mese 200 milione dollare pergjate 9 viteve te cilat kane shkuar per mbeshtetjen e programeve te ndryshme ne 55 vende te botes dhe eshte nje nder organizatat jo-fitim prurese me te rendesishme qe ju vjen ne ndihme te semureve dhe informon per mbrojtjen e njerezve nga virusi HIV.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›