E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Eluana", Papa: Dinjiteti i jetes njerezore, kryesor

Papa Benedikti XVI ka kerkuar dinjitet mbi cdo jete njerezore, edhe kur individi eshte i dobet dhe ndonjehere ne misterin e vuajtjes.

Duke prekur rastin e Eluana Englaro, vajzes, e cila mbahet ne jete me ane te aparaturave prej 18 janarit te vitit 1992, Ati i Shenjte theksoi se dinjiteti i cdo jete njerezore eshte kryesor.

"Jeta njerezore eshte e bukur dhe duhet te jetohet plotesisht edhe kur je i dobet dhe ndonjehere ne misterin e vuajtjes". thote Ati i Shenjte ne nje mesazh dedikuar kryesisht femijeve te semure.

Ceshtja Eluana, kohet e fundit ka marre nje vend kryesor edhe ne jeten politike te Italise, madje duke nisur edhe nje debat ne distance mes kryeministrit Berluskoni dhe presidentit Napolitano.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›