Elvana bën blerjet e sezonit

Elvana Gjata vjen më pranverore se kurrë, e veshur me një palë pantallona me lule ajo i ka dhënë jetë këtij kombinimi mix, këpucë klasike dhe pjesa e sipërme casual.
E sapo dalë nga qendra tregtare Coin, Elvana me çantën e saj në dorë duket se ka bërë blerjen e saj të fundit mes markave të njohura, kur siç e dimë më e preferuara e saj është Elisabetta Franchi./Indeksonline/