E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvana mohon operacionin estetik

Elvana Gjata ka mohuar zërat se ka kryer operacione estetike për të përmirësuar format trupore, sidomos të gjoksit.

Këngëtarja ka bërë të ditur se fotografia e publikuar, ku gjoja shfaqej Elvana me forma të ndryshuara trupore, nuk është e saj, por e një vajze që ngjanë shumë me të.

“Të dashur blogjeshkrues të famshëm apo jo, por sidomos ju që jeni të famshëm, besoj të gjithë e dinë që 1 prill nuk është çdo ditë e vitit. Përpara se të shkruani lajmin e radhës, bëni minimumin etik të një qytetari, duke pyetur të interesuarin (në këtë rast unë) për vërtetësinë e asaj që po shkruani. Për më tepër kur ju i keni të gjitha kontaktet, nuk do të ishte aspak e vështirë për të marrë përgjigjen. Po ju them qartë, pastër, bukur, që në atë foto nuk është Elvana Gjata, por meqë duhet ta postoj gjithsesi foton, komplimente kësaj vajzës. E bukur është”,  ka njoftuar këngëtarja nëpërmjet rrjeteve sociale. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›