E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emergjencat Brace paraqet planin e masave ne Kuvend

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndërpreu të enjten seancën parlamentare, menjëherë pasi kreu i grupit kuvendor të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi nisi të fliste për situatën e emergjencës, krijuar pas reshjeve të mëdha të dëborës dhe motit të keq që ka përfshirë kryesisht veriun dhe juglindjen e vendit.

Kryetarja Topalli bëri me dije se situata e emergjencës do të diskutohet në fund të rendit të ditës. Pas disa minutave pushim seanca rifilloi, duke patur ne qender diskutimet per situaten e krijuar.

Deputeti socialist Erjon Brace bëri me dije në seancën plenare planin afatmesëm hartuar nga PS që do të mundësojë tejkalimin e situatës aktuale dhe përballimin e situatave të emergjencave në të ardhmen.

Plani shtrihet në tre drejtime kryesore; në PS ngre në Kuvend problemin e emergjencës. Jozefina ndërpret seancën: Jeni jashtë rendit të ditës! Kjo është shumica e votave të vjedhura.Kush vjedh votat s'ka në rend të ditës problemet e njerëzve që ua merr votën edhe po s'ja dhanë.

Edi Rama
Reagimi ne Twitter ardhjen në ndihmë të banorëve të izoluar nga dëbora e fundit në situatën aktuale me fonde të posacme dhe stimuj për ripërtëritjen e aktivitetit ekonomik-bujqësor në zonat e prekura.

Brace propozoi lëvrimin e një fondi për të lehtësuar goditjen që u ka bërë moti i keq, kryesisht bujqësisë dhe blegtorisë në zonat e izoluara. Po ashtu propozohet sigurimi i medikamenteve dhe ushqimeve për banorët e izoluar, sigurimi i bazës ushqimore për gjënë e gjallë për 2 muaj me radhë nga ana e shtetit për familjet e goditura nga izolimi.

Drejtimi i dytë është përgatitja e me fonde dhe struktura për përballimin e situatave të emergjencave në të ardhmen. Socialistët thonë se duhet një riogranizim i mirëmbajtjes së rrugëve nacionale dhe lokale, duhet një fond i qartësuar sidomos për ngritjen e logjistikës në zonat e emergjencës në funksion të reduktimit të pasojave dhe përmasave.

Drejtimi i tretë i planit socialist është energjitika. Brace theksoi se duhet një planifikim për energjinë dhe një fond që duhet të menaxhohet nga Enti Rregullator i Energjisë.

Patozi: Kuvendi nuk miraton plane

Kryetari i grupit të Partisë Demokratike Astrit Patozi deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë nuk miraton plane, por ligje dhe vendime, që u shkojnë sadopak në ndihmë atyre personave që janë bllokuar nga bora.

"Në asnjë rast opozita nuk i ngatërrohet nëpër këmbë qeverisë në momente kritike. Njerëzit nuk ndihmohen as në Twitter dhe as në Facebook. I vetmi qëllim që ka prezantimi i planit në Kuvend është që të vonohet puna e ministrive për t'u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë", tha patozi.

Sipas Patozi, plani i PS-së është kundër banorëve që kanë nevojë për ndihmë konkrete. "Mbani shënim dhe vëzhgoni cdo problem që shihni për ta diskutuar kur e keqja do të ketë kaluar. Mos sillni probleme në këtë situatë që tashmë është e vështirë", tha Patozi.

Moti i keq
Gjirokastër, moti i keq, disa fshatra pa energji
Mirditë, Topalli: Situatë e vështirë
PS, plan për fatkeqësitë natyrore

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›