E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigracioni permbys raportet / INSTAT publikon: Në Shqiperi më shumë femra se meshkuj

Emigracioni më i lartë i meshkujve dhe jetëgjatësia më e lartë e femrave janë arsyet kryesore që çojnë në përmbysje të raporteve. Dominimi i femrave është i dukshëm dhe në arsim, me 65% të tyre që janë me arsim të lartë

Ndonëse në vend vazhdojnë të lindin më shumë djem sesa vajza, në Shqipëri ka më shumë gra sesa burra, sipas të dhënave të INSTAT. Në fund të vitit 2025 kishte 1,181,981 gra dhe 1,153,949 burra, ose rreth 28 mijë më shumë gra se burra.

Për lindjet, në Shqipëri vijojnë të dominojnë djemtë me 108 djem për 100 vajza.
Emigracioni më i lartë i meshkujve dhe jetëgjatësia më e lartë e femrave janë arsyet kryesore që çojnë në përmbysje të raporteve. Dominimi i femrave është i dukshëm dhe në arsim, me 65% të tyre që janë me arsim të lartë. Por në politikë gratë përbënin vetëm një të tretën e Kuvendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›