E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigracioni

16/03/10 20:45

Banorët ulen në sallon dhe Ada pasi tregon një pjesë të jetës së saj u kërkon banorëve që janë prezent të bisedojnë për emigracionin. Ajo u kërkon që të thonë mendiminn e tyre për emigrimin dhe për kthimin e emigrantëve përsëri në vendin e tyre. Ajo i pyet banorët nëse sipas tyre emigrantët duhet të të kthehen apo jo. Erioni thotë se kjo varet nga gjithësecili prej tyre. Valoni i thotë se kthimi i tyre varet edhe nga mundësitë që ofrohen në vendin e vet duke shtuar se në Kosovë brezi i ri e ka të vështirë që të gjejë një mundësi punësimi. Ada e pyet nëse nuk kanë mundësi apo nuk duan të punojnë dhe Valoni i thotë se në Kosovë mundësitë e punësimit për brezin e ri janë shumë të pakta dhe nuk të ofron njeri punë. Sipas tij kjo bën që të rinjtë të emigrojnë dhe të mos kthehen më. Në bisedë ndërhyn Kika i cili thotë se është vënë re që një pjesë e emigrantëve po kthehen, por vështirësitë janë edhe në integrimin e fëmijëve në kushtet që ofrohen në vendin e tyre. Ai thotë se një fëmijë që është rritur jashtë dhe është shkolluar aty, e ka të vështirë të ambjentohet me sistemin arsimor në Shqipëri, por edhe kjo gjë po përmirësohet sepse po hapen edhe shumë shkolla private. Unë po e shoh kthimin e emigrantëve si pozitive që mund të ndodh në të ardhmen thotë Kika. Ada thotë se fëmijët mund të përshtaten më lehtë, por Kika e kundërshton duke thënë që fëmija e përjeton keq ndërrimin e kushteve pasi ajo është bërë pjesë e tij, dhe fëmija nuk arrin ta mendojë dot ndryshe realitetin rreth vetes. Ata thonë se të gjithë emigrantët duan dhe dëshirojnë të jetojnë në vendin e tyre, por janë kushtet që i detyrojnë të jetojnë larg. Ada thotë se shqiptarët më tepër i vret mentaliteti edhe në punë. Ajo thotë se në Shqipëri bën të njëjtën punë që bën edhe në Itali pa e pasur problem. Këtu është ai mëndimi që ua ajo punon kamariere, ose puna e shkollës që i bën shqiptarët të mos punojnë thotë Ada. Mendimi i saj përkrahet edhe nga Jetmiri dhe Kika. Ata ndajnë mendimin se që emigrantët ti investojnë kursimet e veta në vendin e tyre, duhet që të përkrahen nga ligje të forta dhe këtë mund ta bëjë vetëm një shtet i fortë ligjor. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›