E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Emigrantët, komisioneri i BE Brunner: Pakti është prioritet, mbështesim Italinë për protokollin me Shqipërinë

Komisioneri i BE-së për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner vlerëson përpjekjet e qeverisë italiane për menaxhimin e emigracionit dhe zbatimin e paktit të Azilit dhe Migracionit.

Pas takimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Romë, komisioneri i BE-së Brunner, në një postim në rrjetin social X, shkruan se “Italia është një partner kyç për Komisionin në menaxhimin e migracionit dhe se zbatimi i Paktit për Azilin dhe Migracionin është një prioritet për këtë vit.

“Ne diskutuam një qasje të përbashkët për kthimet si hallka e munguar në Pakt dhe eksploruam ide të reja për menaxhimin e migracionit,” shtoi Brunner.

Para nisjes në samitin e Ukrainës në Paris, të hënën,  kryeministrja Giorgia Meloni  foli në Konferencën mbi udhëzimet për politikat për të luftuar emigracionin e parregullt, ku ndër të tjera tha se qeveria italiane është e vendosur të ecë përpara me qendrat në Shqipëri, duke gjetur “një zgjidhje për çdo pengesë që shfaqet”.

Thank you, @GiorgiaMeloni, for the warm welcome to Chigi Palace. Italy is a key partner for the Commission in managing migration. The implementation of the Pact on Asylum and Migration is a priority for this year – where we can, we will do things faster. We also discussed a… pic.twitter.com/KLZGUXa13m

— Magnus Brunner (@magnusbrunner) February 18, 2025

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›