E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Emigrantët në Gjadër/ Vetëm një kërkesë për azil e pranuar, ‘ të refuzuarit’ kanë 7 ditë kohë për të apeluar vendimin

Vetëm 1 prej 44 emigrantëve të sjellë në Gjadër i është pranuar kërkesa për azil, ndërsa 43 të tjerëve i është refuzuar.

Emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti janë dëgjuar nga komisioni i azilit. Pas këtij vendimi, emigrantet kanë 7 ditë për të apeluar refuzimin e kërkesës së tyre. Vendimet për vleftësimin e paraburgimeve priten nesër.

Këtë e ka bërë të ditur Komiteti për Azilin dhe Emigracionin – sipas të cilit rezultatet e kërkesave për azil ishin të gjitha negative, sepse ato u konsideruan “qartësisht të pabazuara”. Vetëm një person nuk u refuzua dhe do të dëgjohet në procedurë të zakonshme, pasi ai rezultoi se kishte situate mjekësore për të cilin do të ketë të tjera procedura.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›