E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Emigrantët në Gjadër të kthehen në Itali”, Apeli i Romës vendos sërish: Në pritje të Gjykatës Europiane

ITALI-43 emigrantët që ndodhen në kampin e Gjadrit do të kthehen në Itali mesditën e të shtunës. Gjykata Italiane e Apelit vendosi të anulojë qëndrimin e tyre në Shqipëri.

Vendimi vjen në pritje të fjalës së Gjykatës Europiane të drejtësisë në lidhje me çështjen e vendeve të sigurta, e cila do të shprehet me 25 shkurt.

Në dhjetor Gjykata e Kasacionit vendosi se qeveria e Melonit kishte të drejtë të përcaktonte listën e vendeve të sigurta të origjinës nga vinin emigrantët, por pavarësisht kësaj Gjykata e Apelit shpreh se vendimi i takon Gjykatës Europiane të drejtësisë.

Gjithashtu Gjykata e Kasacionit kishte lënë mundësinë që gjykatësit të vendosin rast pas rasti se çfarë është e drejtë. Riaktivizimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri erdhi pas një pauzë rreth dy muajsh.

Kjo është hera e tretë që gjykatat italiane kthejnë emigrantët nga Shqipëria drejt Italisë, pas rikthimeve të mëparshme me 18 tetor dhe 11 nëntor të vitit të shkuar./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›