E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet, nis rruga e kthimit

Vlore- Fluksi i emigranteve qe kane nisur te lene vendin ne drejtim te qyteteve italiane ku jetojne dhe punojne, ka nisur te pesoje rritje. Ne piken kufitare te portit te Vlores, tashme te has syri ne nje mori makinash e personash qe presin ne terminalin e trageteve, te marrin vulat dhe te perfundojne kontrollet rutine perpara imbarkimit te tyre. Duket se nuk jane te bezdisur nga radhet, ndersa konfirmojne se ne krahasim me vitet e tjera, ka nje shpejtesi ne kontrollet qe kryhen nga policia portuale. Sipas emigranteve, puna ne port ka nisur te jete me eficente, ndersa kane dhe te tjera pika referimi, te cilat duket se u kane shkaktuar pakenaqesi gjate qendrimit te tyre ne Shqiperi. Sipas tyre mungesa e rrugeve, trafiku, papastertite dhe pluhurat, jane problemet kryesore ne pothuaj cdo qytet te vendit, perfshi ketu qytetet turistike. Ata shprehen se edhe cmimet rriten artificialisht gjate periudhes qe ata vijne per te kaluar pushimet dhe gjate sezonit te Veres, gje qe ndikon negativisht, pasi ata detyrohen te shpenzojne me pak. Emigrantet mendojne se tashme Shqiperia ka ecur ne rrugen e ndryshimit, e vecanerisht qyteti i Vlores, ku ata cdo vit e me teper shohin investimet ne fushen e ndertimeve. Por nga ana tjeter betonimi i tepert i qytetit sipas tyre e vret bukurine e tij per vizitoret e huaj.

Fluksi ne port dy ditet e para te javes ka ardhur ne renie. Autoritetet portale thane dje per gazeten "KJ" se vihet re nje levizje e emigranteve ne kah te kundert, ate te kthimit ne vendet e tyre te punes, kryesisht ne Itali. "Fundjava eshte me e ngarkuar, por levizje ka pasur edhe gjate diteve te javes, edhe pse pa intensitet", tha nje zyrtar i Kapitenerise se Portit te Vlores. Aktualisht pika kufitare ne Portin e Vlores ka nisur te ripopullohet me emigrantet qe largohen ne drejtim te Italise. Sipas autoriteteve portuale jane marre te gjitha masat per moskrijimin e vonesave, ndersa vijojne te funksionojne me kohe te plote te tete sportelet e kontrollit si dhe ato te terminalit per pasagjeret qe udhetojne pa automjete. Kjo fundjave pritet te kete nje fluks te larte te atyre qe do te largohen nga Shqiperia per t'ju kthyer punes ne shtetin fqinj. Dy ditet e fundit numerohen 2 mije persona te kthyer drejt Italise qe udhetojne me tragetet e linjes Vlore-Bari. Vete emigrantet vazhdojne te kene ankesa per kushtet ne tragete, ndersa kerkojne qe vitin tjeter te investohet me teper nga shteti per zonat turistike dhe per kushtet e jeteses, qe nje dite te kthehen e te punojne ne Shqiperi. Mungesa e vendeve te punes cilesohet si arsyeja kryesore qe ata detyrohen te emigrojne jashte vendit dhe te kerkojne mundesi te reja per nje jete me te mire.

"Vlora po betonohet, ndryshimi do kohe"

Agim Hajro ka nisur rrugen e kthimit pas, me destinacion Italine, ku jeton dhe punon.

"Bera vizita ne disa qytete dhe ajo qe me ra ne sy eshte fakti qe Vlora ka nisur te ndryshoje pak nga pak. Por edhe disa qytete te tjera. Te vjen keq se nga do te rrotullohesh, ketu shikon vetem beton. Ka plot pakenaqesi, po ne fund te fundit ky eshte vendi yne dhe do kthehemi edhe pse ka plot nga ato gjera qe te vjen ndot, apo te merzisin. Por kjo ka qene Shqiperia dhe do kohe te ndryshoje. Shpresojme qe gjithcka te shkoje mire, edhe ky udhetimi yne", shprehet Agimi.

"Me shume vonohemi ne Brindizi"

Ardian Muho thote se ka ardhur ne Shqiperi se bashku me familjen dhe po largohet drejt Italise. "Ketu ne port mire me duket. S'ka dhe shume fluks te larte qe te na vonojne. Me keq eshte ne Brindizi, sidomos per kontrollet qe jane permiresuar. S'te lene te presesh me ore te tera. Si mu duk Vlora?. E ndryshuar per mire. S'kisha pare kaq shume njerez ne Vlore ndonjehere me pare. Une vij cdo vit. Dhe vitin tjeter do vij serish. Se gjej asgjekundi plazhin e Vlores. Por ka nevoje per ndryshime te tjera edhe me te mira", perfundon Ardiani.

"Emigrojme sepse ketu ka shume papunesi"

Beni Kumaj thote se kishte kohe qe nuk kishte ardhur ne Shqiperi dhe gjithcka e ka gjetur ndryshe. "Vlora eshte bere e bukur, e ketu cdo gje te duket e bukur, vetem se na duhet te kthehemi ne pune, pasi nuk ka si vendi yt. Ketu nuk ka mundesi qe te fitosh para. Ka akoma shume papunesi dhe jemi te detyruar te largohemi. Por sidoqofte ketu duhet te kthehemi me shpesh mendoj une, qe te mos e harrojme Vloren tone dhe Shqiperine. Me kishte munguar dhe pse po iki, ende nuk jam cmallur me te, por jam i detyruar te largohem dhe shpresoj ta gjej me mire vitin tjeter", thote ai.

"Udhetimi te bezdis, por ka shume gjalleri"

Genti Manaj eshte student ne Itali dhe vjen dy here ne vit ne Shqiperi. "Vlora kete vit me duket me e bukur, por udhetimi me ka bezdisur, sidomos kushtet ne traget. Ketu ka shume rini, argetim, disko e plazhe. Eshte e bukur edhe pse me bejne pershtypje cmimet pak te larta. Po keshtu ndodh ne fakt kur ka shume pushues. Gjithmone rrisin cmimet, perfitojne edhe nga prezenca jone ne vend. Une besoj do te rikthehem per Krishtlindje. Me pelqen te kaloj sa me shume kohe ne Shqiperi, edhe pse e di qe eshte e veshtire te kesh nje prespektive te mire persa i perket punes", thote Genti.

"Gjeta shume pisllek e betonim"

Julian Merkaj shprehet se ka kaluar shume bukur pushimet ne Shqiperi dhe tashme ka nisur rrugen e kthimit pas. "Ajo qe me beri pershtypje ne kete qytet, eshte qe edhe pse kaq shume turiste, ka pasur shume pisllek. Kisha gati gjashte vjet qe nuk i beja pushimet prane te afermve te mi ne Shqiperi, pasi familjen e kam andej prej 15 vitesh. Por gjithsesi Vlora ka qendruar e bukur ne ate qe i ka dhuruar natyra, se dora e njeriut vetem llac e beton i ka shtuar, e keto dihet, pluhur shkaktojne. Qyteti yne eshte me i bukuri dhe duhet me shume kujdes per te", perfundon Juliani.

"Trafiku "i cmendur", po kthehem ne Itali"

Lavdrim Nasaj vjen cdo vit ne Shqiperi per sezonin e pushimeve. "Me ka pelqyer te kaloj pushimet ketu. Me pelqen sidomos mbremja ne Vlore. Ajo qe me ka rene ne sy eshte se fakti ne shqiptaret integrohemi shpejt ne gjerat e reja. Shume levizje dhe shume xhiro ne Vlore, perfshi edhe turistet e huaj qe hasje ne zona te ndryshme te qytetit. Ajo qe me la pak shije te keqe ishte trafiku i cmendur gjate ketyre diteve. Shume e veshtire te ecje rruges. Por gjithsesi te tjerat jane shume mire, vetem se duhen ndertuar disa rruge. Mendoj se kthimi pas do na shkoje mire", shprehet ai.

"Situata ne port, pa shume probleme"

Bekim Zeneli mendon se ne Shqiperi nuk ka shume probleme. "Ne vijme per te pushuar dhe une kete bera me familjen time. Tani kuptohet me duhet te kthehem pas, por Vlora me la nje pershtypje te mire. Me shume rruge te asfaltuara, shume ndertime, lokale dhe mundesi per te kaluar pushimet. Ajo qe me beri pershtypje ishte papastertia. Duhet punuar patjeter me shume ne kete drejtim, te tjerat kane ardhur drejt permiresimit. Me ka pelqyer kete vit Vlora me shume se cdo here tjeter qe kam ardhur per te pushuar. Perpunimi ne port me duket normal dhe pa probleme", thote Bekimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›