E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët nisin të largohen drejt vendeve ku jetojnë

Gjatë 24 orëve të kaluara janë larguar nga porti i Durrësit disa qindra emigrantë përmes trageteve të vëna në dispozicion nga shoqëritë e udhëtimit. Të paktën 3500 persona janë larguar ditën e dytë të ketij viti vetëm nga porti i Durrësit. Ndërkaq përpunimi i anijeve tregtare në port është ndërprere në këto ditë të para të vitit, jo vetëm për shkak të pushimit festiv, por edhe si pasojë e motit të paqëndrueshëm. Në portin e Vlorës numri i emigrantëve që largohen është më i ulët, ndërsa gjatë paradites në port nuk është punuar për shkak të motit të keq. Edhe dy pikat më të mëdha të kalimit kufitar në Kapshticë dhe Kakavijë kanë një fluks të ulët të lëvizjes së emigrantëve në drejtim të Greqisë, por punonjësit e doganave thonë se mbasdite dhe në mbrëmje pritet mbërritja e shumë mjeteve dhe autobuseve me emigrantë që largohen.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›