E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet shqiptare vijne per te votuar

Emigrantet qe punojne dhe jetojne ne Greqi, kane disa dite qe kane nisur te kthehen ne Shqiperi per te marre pjese, ne votimet e 28 Qershorit. Keshtu, rreth 14 mije emigrante kane hyre nga pika e kalimit kufitar te Kapshtices gjate kesaj jave. Nderkohe sipas statistikave te tjera zyrtare cdo dite nga shteti grek kthehen rreth 1800 persona. Shumica prej tyre kthehen per te marre pjese ne votime.
Ata thone se shteti duhet t’i vleresoje nderkohe qe vota e tyre eshte nje motiv qe emigrantet te vendosin me tej per te ardhmen, pasi shpresojne qe nje dite te kthehen ne vend. Emigrantet shprehen se desherojne jo vetem zgjedhje te lira dhe te ndershme por edhe nje rritje te nivelit te ekonomise, punesimit dhe mireqenies ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›