E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigranti shqiptar humb jetën në Greqi

Mesini – Kallamatë, 17 Shkurt 2011 NOA – Një emigrant shqiptar gjeti vdekjen për shkak të një aksidenti rrugor në Greqi, ku dy persona të tjerë mbetën të plagosur por pa pësuar fund tragjik.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në mëngjes në zonën Asprohoma të Mesinisë.

Viktima është një 33 vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Greqi, i cili punonte si punëtor ndërtimi. Policia nuk e publikoi identitetin e viktimës.

Ngjarja ndodhi kur i riu shqiptar po udhëtonte me veturë ne tij në Mesini dhe në një çast humb kontrollin e mjetit dhe del në kahun e kundërt të rrugës.

Për pasojë makina e tij u përplas me një tjetër që vinte drejt tij. Në këtë makinë gjendeshin shoferi 31 vjeçar dhe një 27 vjeçare, që të dy grekë.

Emigranti shqiptar gjeti vdekjen e menjëhershme, kurse dy personat që gjendeshin në makinën tjetër, në gjendje të rëndë për shkak të plagëve që morën, u dërguan në spitalin e Kallamatës, për ndihmë mjekësore.

Policia tha se po heton shkaqet që çuan në aksidentin fatal që i mori jetën të riut shqiptar.

n.s/NOA

Lajme të ngjashmeI riu shqiptar dënohet me 10 vjet burg për 0.5 kg hashashGreqia thellon borxhet, merr 390 milion euro. Papandreu: Ishujt nuk shiten!Shqiptarët e padëshiruar në BE, si të shpëtojnë nga kufizimiNju Jork: S`ka propozim të ri për emrin Korrupsioni, zgjedhjet e protestat Lidhje: Asprohoma, emigrant, Greqi, Kallamatë, Mesini, shqiptar

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›