“Emirates” humb 3,4 miliardë dollarë, për herë të parë në 30 vjet

Kompania ajrore ”Emirates” njoftoi sot humbje gjysmë vjetore prej 3,4 miliardë dollarësh (rreth 2,9 miliardë euro), për herë të parë që prej 30 vitesh, si pasojë e pandemisë së COVID-19, që ka paralizuar praktikisht transportin ajror.
“Për shkak të kësaj situate të pazakontë për industrinë e aviacionit dhe udhëtimit, grupi ”Emirates” regjistroi një humbje gjysmë-vjetore për herë të parë në më shumë se 30 vjet,” theksoi presidenti i linjës ajrore, Sheik Ahmed ben Saïd Al-Maktoum, në një deklaratë.
Për krahasim, ”Emirates” kishte regjistruar fitime prej 235 milionë dollarë (rreth 200 miliardë euro) gjatë së njëjtës periudhë në 2019, thuhet deklaratë.
Të ardhurat për gjysmën e parë të këtij viti ishin 3,2 miliardë dollarë (2,7 miliardë euro), rënie prej 75% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Kjo shifër u mbështet pjesërisht nga sektori i ngarkesave, sipas komunikatës.