E Hënë, 2 Nëntor 2026

Emiratet e Bashkuara Arabe: S’lëvizim nga qëndrimi ynë pa krijimin e shtetit palestinez

Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed ka deklaruar se vendi i tij nuk do të luajë asnjë rol pas mbarimit të luftës në Gazë nëse nuk krijohet një shtet palestinez.

“Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë të gatshme të mbështesin atë që do të ndodhë pas luftës në Gazë pa krijimin e një shteti palestinez”, thuhet në postimin e tij në X.

Kjo nuk është hera e parë që kryediplomati i Emirateve të Bashkuara Arabe ka vendosur vijën e kuqe mbi përfshirjen e tij të mundshme në Gazë.

Në muajin maj Bin Zayed denoncoi sugjerimet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu se Abu Dhabi mund të ndihmonte palestinezët vendas në menaxhimin e Gazës pas luftës.

Ai denoncoi në Twitter propozimin e Netanjahut që vendi i tij “të marrë pjesë në administrimin civil të Rripit të Gazës, i cili është nën okupimin izraelit”.

“Emiratet e Bashkuara Arabe theksojnë se kryeministri izraelit nuk ka asnjë kapacitet ligjor për të ndërmarrë këtë hap dhe shteti ynë refuzon të përfshihet në çdo plan që synon të sigurojë mbulim për praninë izraelite në Rripin e Gazës”, shtoi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›