Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin izraelit në Gazë

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar sulmin izraelit duke e përshkruar atë si një “shkelje të tmerrshme” të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe pjesë e një “sulmi sistematik” ndaj sistemit tashmë të brishtë të kujdesit shëndetësor të Gazës.
Në deklaratën e saj Ministria e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, bëri thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të dhunës, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së civilëve dhe institucioneve civile.
“Situata aktuale përfaqëson një emergjencë humanitare katastrofike që kërkon vëmendje urgjente”, thuhet në deklaratë.
Emiratet e Bashkuara Arabe i kërkuan gjithashtu komunitetit ndërkombëtar të intensifikojë përpjekjet për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm në “territorin e pushtuar palestinez” dhe të mbështesë të gjitha nismat që synojnë arritjen e një paqeje gjithëpërfshirëse dhe të drejtë.
Autoritetet shëndetësore me bazë në Gazë raportuan të premten se Spitali Kamal Adëan po vuan nga një rrethim mbytës, pasi departamentet e tij operative dhe kirurgjike, laboratori, njësitë e mirëmbajtjes, njësitë e ambulancës dhe magazinat u dogjën plotësisht.
Para bastisjes izraelite, Spitali Kamal Adëan, objekti më i madh mjekësor në Gazën veriore, strehonte rreth 350 njerëz, duke përfshirë 75 pacientë të plagosur dhe shokët e tyre.
Ushtria izraelite ka bllokuar spitalin për më shumë se dy muaj si pjesë e operacioneve të saj ushtarake në veri të Gazës.
/rtsh.al/