Emisioni ‘3D’ në RTSH, Curri: Situata në PD e bën të pamundur ardhjen në pushtet

Zhvillimet në PD kanë qenë në qendër të emisionit ‘3D’ në RTSH, “Shkërrmoqja e PD”, të drejtuar nga Alban Dudushi, ku janë të ftuar politikanë, gazetarë dhe analistë.
Që në fillim të emisionit analisti Arjan Curri, deklaroi se një opozitë në këtë situatë dhe gjendja aktuale në PD, e bën të pamundur ardhjen e saj në pushtet.
Sipas tij, opozita ose duhet të riformatohet, ose duhet të dalin figura të reja, por kjo kërkon më shumë kohë, pasi kërkon një proces gati 10- vjeçar.
“Krerët e copëtimit janë Berisha, Bardhi dhe Basha. Ata duhet të ikin të tre, që të tjerë të marrin stafetën. Mes këtyre të treve plagët janë të pashërueshme. Të 3 janë përgjegjës për situatën e krijuar”, theksoi Curri.
/rtsh.al/