Emisioni “3D”/Qeveria e re e Malit të Zi, Gjeloshi: Jemi kundër Rusisë, pro evropianëve

Javën e ardhshme Mali i Zi do të ketë qeverinë e re të drejtuar nga Miljoko Spajiç. Në këtë qeveri të re bie në sy bashkëqeverisja mes shqiptarëve, serbëve dhe malazezëve, ndërsa jashtë saj janë lënë boshnjakët.
I ftuar në emisionin “3D” në lidhje Skype, Nik Gjeloshi, Kryetar i “Forumi Shqiptar” është një nga partitë kryesore të koalicionit, foli për qeverinë e re të Malit të Zi dhe kushtet që shqiptarët të jenë pjesë përbërëse. Ai u shpreh se lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është “shumë dashamirës” dhe se gjithmonë do te jenë pro Europës dhe SHBA-së.
“Si në këtë proces dhe pas zgjedhjeve kam kontakte me ambasadorët e huaj kam pasur takime dhe e dinë që ne jemi pakicë nacionale në Mal të Zi. Absolutisht do të jemi një koalicion. Të gjitha shqetësimet që kanë ambasadat, që kanë partnerët tanë i kemi dhe ne. Në Mal të Zi jetojnë rreth 30% serb ato kanë 4 dhe 9 deputët, ato nuk mund të orientojnë qeverisjen e Malit të Zi. Serbët kanë pasur tjetër program tjetër qëndrim në këtë moment nuk do të jenë në ekzekutiv ndikimi i tyre nuk ekziston në politikën e brendshme, është në parlament por janë pakicë. Ose të shkohet në zgjedhje të parakohshme ose të vazhdojmë integrimin euroatlantikë bashkëpunim të mirë me Kosovën duke emëruar ambasador në Kosovë edhe pse për momentin nuk kemi një tillë. Kemi komunikim të përhershëm dhe sugjerimet për njeri tjetrin janë dashamirëse deri tani Shqipëria dhe Kosova nuk janë sjell si shtetet e tjera”, tha Nik Gjeloshaj.
Nik Gjeloshaj theksoi se qeveria e Malit të Zi nuk do të jetë asnjëherë pro Rusisë duke theksuar se do të jenë gjithmonë pro perëndimorëve.
/rtsh.al/