Emisioni ‘Dekalog’ në RTSH 24, Topalli: “Lidershipi i opozitës është i korruptuar dhe i shitur”

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, deklaroi në studion e emisionit “Dekalog”, për gazetarin Roland Qafoku, se “lidershipi i opozitës është i korruptuar dhe i shitur”. Sipas Topallit, nëse opozita nuk do të ishte kështu siç është, Rama nuk do të ishte në pushtet 4 vitet e fundit. Në studion e “Dekalog” përballë analistëve dhe gazetarëve, Jozefina Topalli u shpreh se “është mëkat të lësh skenën politike vetëm në dorë të tre personave”. Lidhur me Kodin Zgjedhor, Topalli u shpreh se zëri i opozitës normale ishte krejt i mekët.