E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emma dhe Daniel më të pasurit në Hollywood

Aktorja e filmit Harry Potter, Emma Watson është aktorja më e paguar e vitit në Hollywood.

Britanikja 19 vjeçare ka fituar 20 milion funta për rolin e saj në filmin “Deathly Hallows”, që është seria e fundit e filmin për djaloshin magjistar.

Emma, e cila është në universitet në SHBA, po ashtu ka bërë një kontratë të leverdishme me kompaninë “Burberry”.

Edhe bashkë-aktori i saj, britaniku Daniel Radcliffe është bërë aktori më i paguar duke fituar 25.6 milion funte për rolin e tij të magjistarit në “Harry Potter”...

Ai madje ka fituar më shumë se legjendat e filmit Rober De Niro dhe Johnny Depp.

Revista “Vanity Fair” e ka kompiluar listën e aktorëve dhe aktoreve që kanë fituar më së shumti në Hollywood.

Kurse sa i përket regjisorëve, në kuletën e tij më se shumti para ka futur regjisori Michael Bay, i cili ka fituar 78.12 milion funte gjatë vitit të kaluar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›