E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emmanuel Egbo rikthehet në Superiore pasi shpalli Tiranën kampione të Shqipërisë, bëhet trajneri i…

Emmanuel Egbo është rikthyer në Superiore pas katër vitesh, kur shpalli Tiranën kampione të Shqipërisë.

Ish-portieri nigerian tashmë duket se është rikthyer te ish-klubi i tij, Bylisi, për të drejtuar ekipin ballshiot për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi ballshiot me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen Egbos.

Kjo është aventura e tretë e 50-vjeçarit si trajner në Shqipëri dhe e dyta me Bylisin, që rikthehet kështu pas 11 vitesh.

Përveç Bylisit dhe Tiranës, në karrierën e tij Egbo ka drejtuar dhe skuadrën e Ohod në Arabinë Saudite, teksa sezonin e fundit ishte trajneri i Prishtinës në Kosovë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›