Emocionet e para dhe situata e krijuar

09/02/10 00:40
Renato bisedon me Bertinën për natën e parë të spektaklit dhe për fatin e Bertinës e cila priti vendimin e djemve për ta larguar e më pas vendimin e publikut për ta rikthyer sërish në lojë. Bertina ndan me të emocionet e asaj nate dhe tregon se zemra i thoshte se mund të ishte vec një lojë dhe dicka e shtynte të mendonte se do të kthehej. Renato thotë se edhe ai si publik, mendonte se do të kthehej sërish. Bertina cvazhdon të tregojë për gjendjen e saj kur shkonte drejt studios dhe kurajoja që i jepte vetes duke menduar se ishte vec një lojë dhe aq duhej të zgjaste për të. Biseda e dy të rinjve ndryshon kur ata flasin edhe për ditët e para të qëndrimit në shtëpi ku Bertina tregon se u ambientuan menjëherë me njeri-tjetrin e kjo ishte një vecori e këtij edicioni, por si rezultat i këtij afrimi ndodhën shpejt edhe përcarjet mes tyre. Renato mendon se kjo është pjesë e lojës dhe se herët a shpejt do ndodhte, por Bertina insiston se cdo gjë ndodhi shumë shpejt. Nuk duhej të ndodhte dhe afrimi, dhe loja, dhe intriga apo smira kaq shpejt- shprehet ajo me keqardhje për situatën e krijuar në shtëpi. Renato e pohon këtë mendim të saj dhe shton se as publiku nuk arriti ti njihte mirë karakteret dhe vlerat e cdo banori pikërisht nga kjo gjë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));