E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emocionet e të qënit konkurent në BB

03/04/10 01:50

Kika është në dhomë me Manalin dhe bisedojnë për lojrat e bërë gjatë ditës. Kika shprehet se tashmë janë bërë të padurueshme të ashtëquajturat lojra, ku banorët i fshehin sendet personale njëri-tjetrit. Kika shton se lojrat që kanë bërë në shtëpinë e vjetër kanë qënë shumë të bukura dhe të gjihtë janë argëtuar me to, ndërsa tani këto lloj lojrash janë kthyer në gjeste pa imagjinatë dhe shakara pa krip. Më pas Manali shpreh shqetësimin e saj për valizhet që nuk i ka bërë akoma gati, pasi ajo është në nominim dhe duhet ta bëjë këtë gjë. Më pas afrohet dhe Tatiana dhe ajo e pyet Kikën për surprizën që i ka bërë bashkëshortja dhe fëmijët. Ai i tregon pikturën që i kanë sjellë fëmijët dhe shprehet se njërën nga ato duhet ta ketë bërë vajza e madhe pasi ka pasqyruar të gjithë familjarët me veçantitë e tyre. Tatiana e pyet se sa kohë kishte pa e parë gruan dhe ai përgjigjet se kishin kaluar pesë javë dhe atë natë ka qënë për herë të parë në nominim dhe rrezikonte të dilte. Ai i tregon për momentin që shprehur familjes mendimin për të hyrë në Big Brother. Reagimi i dy fëmijëve të mëdhenj ka qënë i mirë dhe e kanë mbështetur, ndërsa vajza e vogël jo, pasi i ka thënë se nuk mund të rrijë pa të atin. Ndërsa bashkëshortja i ka dhënë miratim të plotë. Kika shprehet se ai ka qënë shumë i emocionuar që në momentet që i është komunikuar se do të jetë konkurent në BB. Më tej Tatiana u tregon rrjedhën e ngjarjeve që kur ka bërë aplikimin për audicion dhe kur BB ka filluar, ajo ka menduar se nuk është përzgjedhur për të qënë konkurente dhe i ka ardhur shumë i papritur lajmi që ajo do të futej në shtëpinë e BB. Ajo shton se ka qënë skeptike për tu futur pasi nuk ka dashur të tregojë disa nga sekretet e saj, por tani që ndodhet aty shprehet se është ndryshe dhe nuk mund ti mbajë të fshehta pasi e ndjen për ti treguar. Më tej Kika flet për banorët që kanë qënë në shtëpinë e BB dhe shprehet se Pamela ka qënë shumë vajzë e mirë, ndërsa Enxhin e ka pëlqyer shumë pasi e ka luajtur rolin në mënyrën më perfekte të mundshme, por ai ka arritur të njohë dhe anën reale të saj. Ai shton se të pothuaj të gjithë janë të mirë, me përjashtime të rralla të disa personave që kanë karaktere që atij nuk i pëlqejnë. Tatiana thotë se ajo e ka pëlqyer shumë Valonin dhe do të kishte dashur që ta njihte dhe të bisedonte me të. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›