Emocionuese! Gresa takohet me babain, fermerja shpërthen në lot

Momente emocionuese në Ferma Vip 3! Gresa Sekiraqa është surprizuar nga babai i saj.
Përmes disa simbloeve të veçanta, pako me kafe që simbolizonin punën e babait të Gresës, një palë papuçe të babit që Gresa tha se ja vishte gjithmonë dhe një top basketbolli.
Ishin këto objekte të fshehura në vende të ndryshme, që në fund e çuan në takimin plot emocione dhe lot me babain, i cili i dha disa këshilla të vyera për rrugëtimin e saj në vazhdim.
“Ke të fala nga të gjithë. Qëndro e fortë dhe shoqërohu me personat që të bëjnë të ndihesh mirë”, ishin disa nga mesazhet që babai i përcolli Gresës.