E Hënë, 2 Nëntor 2026

Emrat- Mbledhja e Kryesisë së PS, zgjidhen kandidatët për bashkitë Mat, Tepelenë, Berat, Vlorë dhe Cërrik

Partia Socialiste ka miratuar sot (7 tetor) në mbledhjen e Kryesisë emrat e kandidatëve në 6 bashkitë në vend ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Konkretisht, në Mat, PS ka kandiduar Altin Bojnin. Në Berat, socialistët do të garojnë me Ervin Cecën, që është aktualisht kryetar në detyrë në këtë bashki.

Ndërkohë, në Vlorë është deputetja socialiste Bruna Mersini e cila do të garojë në këto zgjedhje, teksa në Cërrik PS ka zgjedhur Florenc Dokën si kandidat. Edhe ky i fundit është kryetari në detyrë në këtë bashki pas emërimit të Andis Sallës si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit rural.

Në Tepelenë, socialistët do të shkojnë në zgjedhje me Gramoz Sakon, ish-Komandant i Gardës së Republikës. Ndërkohë, në Tiranë Partia Socialiste do të garojë me Ogerta Manastirliun, kandidatura e së cilës u prezantua nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë së PS-së.

Ndërkohë, opozita nuk i ka zyrtarizuar ende emrat e kandidatëve të saj në këto 5 bashki, teksa në Tiranë, PD ka deklaruar se mbështet kandidaturën e Florjan Binajt. Nga Lëvizja Bashkë, në Tiranë do të garojë Arlind Qori.

Zgjedhjet e pjesshme vendore në të 6 bashkitë do të zhvillohen më 9 nëntor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›