E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emrat/ Rama firmos ndryshime të reja në qeveri, ja kush largohet nga ekzekutivi

Kryeministri Edi Rama ka firmosur dy ndryshime në ekzekutiv, duke liruar nga detyra Artemis Malo, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe Besart Kadia, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

Malo është propozuar si ambasadore e Shqipërisë në Kanada, ndërsa Kadia është propozuar si  ambasador i Shqipërisë në Azerbaijan.

Largimi i tyre nga detyra vjen një ditë pas mbledhjes së komisionit për Politikën e jashtme ku të dy bënë prezantimin e tyre si ambasadorë të ardhshëm./m.j

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›