E Martë, 3 Nëntor 2026

Emrat e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese/ Kush janë 6 të kualifikuarit

Këtë të mërkurë janë përzgjedhur gjashtë kandidatë që do të garojnë për postin e drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese. Nga 13 aplikantë, në listën përfundimtare u kualifikuan: Asim Vokshi, Alban Toro, Florjan Ballhysa, Naureda Llagami, Genta Tafa dhe Alma Faskaj.

Vakanca për kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese u shpall nga Gjykata e Lartë, pas përfundimit të mandatit të Olta Zaçes.

Ndërkohë, të enjten, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet të shqyrtojë dhe të bëjë vlerësimin e kandidaturës së Denar Dibës.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi në Dhjetor të vitit të kaluar mbarimin e mandatit të kryetares Zaçaj. Ky vendim i dha fund ngërçit ligjor mes këtij institucioni dhe Gjykatës së Lartë, e cila kishte hapur garën për zëvendësimin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›