E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emri- Ja kush do e zëvendësojë Gledis Nanon në krye të policisë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka shkarkuar drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano. Mësohet se në vend të tij do të ushtrojë përkohësisht detyrën nëndrejtori Tonin Vocaj.

Çuçi para gazetarëve ka theksuar se shkarkimi i drejtorit të policisë, Gledis Nano, ka ardhur pas ngjarjeve të fundit kriminale duke shtuar se nuk ka përmbushur objektivat.

“Sot qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të drejtorit të policisë, Gledis Nano. Nuk përmbushi detyrat”, tha ndër të tjera Çuçi.

Ndërkohë që një nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e policisë është drejtori i AMP Muhamet Rrumbullaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›