E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emri/ Gjendet i vetëvarur pa shenja jete në afërsi të banesës së tij 64-vjeçari, mister shkaku

Pasditen e sotme në fshatin Vashtëmi, Maliq, në afërsi të banesës së tij është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij një 64-vjeçar.

Dyshohet se viktima është vetëvarur, ndërsa nga kqyerja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 24.05.2024, rreth orës 16:45, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në afërsi të banesës, është gjetur nga familjarët e tij dyshohet i vetëvarur shtetasi F. A., rreth 64 vjeç, banues në Vashtëmi. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›