E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Emri/ I dënuar me 21 vjet burg në Itali, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

TIRANË- Policia ka arrestuar një 52-vjeçar në Tiranë, i cili është dënuar në mungesë në Itali, me 21 vjet burg.

Bëhet fjalë për Artan Sallakun, i cili ishte pjesëtar i një organizate kriminale, që merrej me trafikim të lëndëve narkotike.

Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, në vitin 2004, e ka dënuar këtë shtetas, me 21 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar atë në Itali./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›