E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri, Nimic ne fund te muajit ne Shkup

I derguari i posacem i OKB-se per ceshtjen e emrit, Metju Nimic, do te vizitoje me 25 shkurt Shkupin, ku do te bisedoje me autoritetet lokale per zgjidhjen e kontestit ne fjale.
Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, sipas te cilave Nimic do te vizitoje edhe Athinen, per t’u njohur me pozicionin e autoriteteve greke ndaj ceshtjes. Nimic po planifikon te pershpejtoje procesin e negociatave per emrin, me qellim gjetjen e nje zgjidhjeje te pranueshme per te dyja palet. Sipas burimeve, baza e pakos se re do te jete serish emri “Maqedonia Veriore”, propozim qe mbetet gjithesesi per t’u saktesuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›